ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: DREJTOR SHITJE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët;
Menaxhimi dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për strategjinë, zhvillimin dhe shpërndarjen e qëllimeve vjetore të shitjes;
Parashikimi i planit të shitjeve dhe monitorimi i realizimit të tyre;
Mbikqyrja e stafit dhe sigurimi i menaxhimit të drejtimit për të nxitur shitjet;
Njouri te mira te tregut dhe cmimeve; pozicionimin e konkurenteve, etj.
Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
Te kete njohuri mbi produktet para farmaceutike dhe spitalore;
Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar studimet në një nga degët e mjekësisë;
Eksperiencë Pune mbi 3 vjet në këtë pozicion.
Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
Aftësi të shkëlqyera në komunikim si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
Kusht: Njohja dhe përdorimi i gjuhës angleze në nivel të avancuar;
Njohuri të programevë Microsoft Office dhe FINANCA 5;
Leje drejtimi;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 31. 01. 2020

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Apply Now