MENAXHER PRODUKTI F/M

PËRSHKRIMI:

ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: Menaxher Produkti

Menaxheri i produkteve është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të markave dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar.

DETYRAT:

  1. Hulumton tregun, nevojat dhe sjelljen e konsumatorit, monitoron tendencat dhe identifikon hapësirat e mundshme për produktet të cilat duhet të investohen;
  2. Analizon pozicionimin e markës, produktit në treg;
  3. Përzgjedh produktet e reja dhe ekzistuese, duke propozuar ide të reja;
  4. Siguron stok optimal në magazinën e kompanisë duke planifikuar dhe kryer me kujdes porositë për furnitorët;
  5. Ideon, propozon dhe/ose ndërmerr veprime dhe aktivitete promocionale;
  6. Informon ekipet e shitjeve mbi produktet, organizon trajnime profesionale për njohjen e markave, produkteve, karakteristikat, fushatat e marketingut, etj.;
  7. Përgatit raporte mbi efektivitetin e markës/ produktit, sipas kërkesave të furnitorëve apo Drejtorit të Përgjithshëm;

KUALIFIKIMET:

  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  2. Të kenë jo më pak se 3 vite pune eksperiencë në menaxhim, shitje dhe/ose marketing;
  3. Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
  4. Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  5. Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office;
  6. Të zotërojë patentë të klasit B.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: o.cela@alkosgroup.al

Aplikimet mbyllen më 30 Prill 2021

 *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Apply Now