Pozicion Vakant: PERGJEGJES MAGAZINE (M)
Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes

ALKOS GROUP ALBANIA eshte Distributori Ekskluziv per tregetimin e markave me te njohura nderkombetare ne fushen e Artikujve Shtepiak dhe te Konsumit, Kozmetikes dhe te Kujdesit personal, me Zyra Qendrore ne Autostraden Tirane – Durres, km 12. eshte duke kerkuar per PËRGJEGJËS MAGAZINE

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:
Përgjegjësi Magazinës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave; plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në të gjithë Shqipërinë, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve e përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
Mban inventar per te gjithe produktet qe ka ne mbikqyrje dhe mbikqyr statusin e porosive, dërgesat;
Realizon ndarje te percaktuar sipas kodeve, llojit dhe nenllojit te produkteve,
Ndjek dhe raporton problemet e linduara nga dëmtimet e produketve;
Ka detyre te riktheje cdo produkt qe eshte demtuar si dhe te mbaje procesverbal per kete veprim;
Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike; Mban gjurmët e cilësisë (gjurmueshëmrinë e produktit), sasisë dhe niveleve të stoqeve;
Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren;
Organizon dhe bashkërendon aktivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, dhe Teknikën), si dhe mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të punës;
Kujdeset për respektimin e dhe etikën e komunikimit të stafit te magazines me njeri – tjetrin,
Ndjek rrugët e furnizimit të mjeteve nga magazina qendrore në pikat sekondare/marketet apo klinetët tanë si dhe levizjet e mallit brenda pikave sekondare me grafik të rregullt dhe në kohë emergjence.

AFTËSITË:

Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
Ndjenjë përgjegjësie;
Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT:

Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar rreth 2 vite,
Aftesi shume te mira komunikuese, organizative dhe menaxhuese,
Te jete i gatshem te pershtatet, te marre pergjegjesi dhe te jete i besueshem,
Mosha: mbi 30 vjeç

Aplikimet mbyllen me 31 Janar 2020

Luten te gjithe te interesuarit te aplikojne duke derguar CV-ne ne adresen Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni do te njoftohen per interviste.

*Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te larte sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”

Apply Now