Shoqëria “SIGI” Sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë staf për pozicionin Shofer / Shpërndarës për Tiranën:

Detyra dhe Përgjegjësi:
Kryen transportin dhe shpërndarjen e porosive në pikat e shitjes;
Kujdeset për sistemin e produkteve në raftet e pikave të shitjes;
Raporton tek supervizori mbi mbarëvajtjen e punës;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Të jetë e pajisur me Leje Drejtimi: katageria B;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë person energjik dhe fleksibël me oraret;
Mosha 20 – 35 vjec;

Të dhënat:
Pozicioni: Shofer / Shpërndarës
Vendndodhja: Tiranë
Kontrata: Sipas Kodit të Punës
Aplikimet mbyllen: 31. 01. 2020

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply Now