SPECIALIST LOGJISTIKE

PËRSHKRIMI:

ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: Specialist Logjistike

Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për plotësimin e nevojave operative të njësive të biznesit; për planifikimin dhe manaxhimin  e të gjithë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit.

DETYRAT:

  1. Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
  2. Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  3. Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
  1. Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  2. Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit dhe shpenzimin e karburantit;
  3. Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës;

 

KUALIFIKIMET:

  1. Diplomë Universitare në Ekonomik, Menaxhim;
  2. Eksperiencë jo më pak se 2 vite pune në departamentin e logjistikës;
  3. Aftësi të mira njohëse të gjuhës Angleze;
  4. Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  5. Aftësi shumë të mira të paketës MS Office;
  6. Patentë klasi B.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: o.cela@alkosgroup.al

Aplikimet mbyllen më 30 Prill 2021

 *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Apply Now