Përshkrimi

ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: Specialist – Jurist per shoqerite e grupit.

Juristi/Perfaqesuesi ligjor perfaqeson shoqerite e grupit per çeshtje te ndryshme gjyqesore te nivelit mesatar prane institucioneve shteterore apo private, per çeshtje te caktuara ligjore te veprimtarise se shoqerise.

Detyrat

  • Harton dhe interpreton kontrata dhe marreveshje te ndryshme qe lidh kompania me klientet, furnitoret dhe me cdo pale te trete, sipas objektit/qellimit te saj.;
  • Harton cdo akt ligjor sipas vendimarrjeve te ortakeve/aksionareve te shoqerise;
  • Harton dhe intepreton proceduren ligjore per zgjidhje te marredhenies se punes nga ana e punedhenesit sipas kerkesave te dispozitave ligjore te Kodit te Punes.;
  • Mban ne vemendje saktesine e cdo dokumenti pronesie qe perbejne asete te shoqerise, duke mbajtur nenkontroll rifreskimn e tyre, ne ato raste qe kerkohet dhe eshte e nevojshme per shoqerine;
  • Perfaqeson kompanine prane institucioneve administrative e gjyqesore, dhe ndjek procedurat ligjore te nivelit mesatar duke perfshire pajsjen me vertetime te ndryshme, paraqitjen e kerkesave dhe korespondencat zyrtare, ankimimet, prapsimet, prane ketyre institcioneve shteterore apo private, per çeshtje te caktuara ligjore te veprimtarise se shoqerise;
  • Ndjek ne vazhdimesi ndryshimet ligjore per aq sa i perket ligjit per shoqerite tregtare; Kodit te Punes dhe cdo akt tjeter ligjor dhe nenligjor qe ka lidhje me veprimtarine e shoqerise;
  • Perfaqeson shoqerite e grupit per çeshtje te ndryshme gjygjesore te nivelit mesatar, te llojit: leshim urdheri ezkekutimi; permbushje detyrimi ndaj debitoreve te shoqerise; kerkim shperblim demi, mosmarreveshjet sipas rastit qe lindin nga marredhenia e punes etj., duke perfshire perpilimin e kerkeseave, padive,ankimimeve, ndjekjen e negociatave deri ne perfundimin ligjerisht te ceshtjes.;
  • Pergatitjen e dokumentacionit per leje ndertimi / tender / koncesion dhe ndjekja e procedures me institucionet.;
  • Mbledh dhe miremban cdo dokument ligjor, pjese e cdo dosje ligjore.;
  • Mbledh te dhenat dhe analizon kontekstin e marredhenieve qe duhen rregulluar midis paleve te ndryshme, te nje shoqerie tregtare, te konceptoje kornizen e mire rregullimit te ketyre marredhenieve si dhe te realizoje konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve te tyre ndermjet paleve, e deri ne finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur te akteve sipas kerkesave detyruese per zbatim.;
  • Harton çdo akt tjeter te nevojshem qe i kerkohet nga shoqeria;
  • Arkivon dhe protokollon te gjithe dokumentacionin ligjor.

Kualifikimet

  • Te kete perfunduar arsimin e larte, ne Drejtesi.
  • Te njohe shume mire legjislacionin Shqiptar e veçanerisht te Drejtes Civile te Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit te Punes, Prokurimit Publik etj.
  • Te kete njohuri shume te mira te programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe organizuese;
  • Te kete eksperince pune ne kete pozicion minimumi 2-3 vite;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze;
  • Leje drejtimi

Shënime

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: o.cela@alkosgroup.al

Aplikimet mbyllen më 10 Prill 2021   

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Apply Now