Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA lider ne fushen e importit dhe distribucionit te Brandeve me te mira ne fushen e artikujve shtepiak, konsumit te gjere, kozmetikes, kujdesit personal dhe jo vetem, ne kuader te zhvillimit te metejshem te aktivitetit ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi ne pozicionin Ekonomist (Kontabel).

Ekonomisti (Kontabel) eshte pergjegjes per pergatitjen e informacionit financiar dhe kontabilizimin e veprimeve financiare, kryen regjistrimin e te gjitha te dhenave financiare ne sistemin kontabel te Shoqerise, duke u bazuar ne informacionin e pasqyruar ne kontrata, fatura shitje & blerje, levizjet bankare, etj. Ai planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare ne konsultim me menaxheret e larte dhe me bordin drejtues te shoqerise.

Detyrat
Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
Siguron pagesat bankare në kohë (E-banking);
Llogarit taksat dhe përgatit deklaratat tatimore;
Bën deklarimet mujore sipas afateve të përcaktuara nga dpt (e-filling) dhe ekzekutimin e pagesave, (librat shitje-blerje, fdp e tvsh, deklarata e tatimit në burim, listpagesa, tatim fitimi) etj.
Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
Raporti mbi qëndrueshmërinë financiare dhe likuiditetin e kompanisë;
Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me organet, institucionet shteterore, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
Realizon përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit, ligjshmërisë;
Përgatit dhe deklaron pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratën vjetore të tatim fitimit, mbyll bilancin në fund të vitit fiskal, sipas kërkesave dhe afateve të dpt (e-filling).
Ruan dokumentacionin në mënyrë fizike dhe dixhitale, për operacionet financiare dhe transaksionet;
Kontrolli dhe Pranimi ne Self Care i faturave te blerjes;
Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës në funksion të rolit.
Kualifikimet
Kërkesat e profilit:

Diplome Universitare ne deget e Ekonomise (Finance, Kontabilitet);
Perdorimi shume i mire i paketes Microsoft Office (Word, Excel) eshte i domosdoshem;
Te kete njohuri te pergjithshme per punen ne sisteme (Financa 5, etj) dhe aftesi te mira per te punuar ne to;
E preferueshme me pervoje mbi 5 vjecare;
Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit;
Aftesi te sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftesive matematikore;
Te jete person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit te detyrave ne menyre te sakte dhe brenda afateve te percaktuar;
Aftesi ne analizimin e te dhenave financiare; I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
Të njohë dhe zotorojë gjuhën angleze; Leje Drejtimi;
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës.

Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim!

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Referencë, Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë. *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.

Apply Now